Arrestohet administratori i një guroreje në Krujë, ushtronte aktivitetin pa dokumentacion

Policia e Krujës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Durim Priska, administratorin e një guroreje në këtë qytet. Priska nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte e gurore. Arrestimi i tij u bë në kuadër të fazës së tretë së operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

34-vjeçari i arrestuar ditën e djeshme akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“, “Transportimi i mbetjeve toksike” dhe “Prerja e drurëve dekoratovë e frutorë”.

Gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë administratori i një guroreje që nuk dispononte asnjë dokument, si dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas dhe po kaq administratorë të guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *