Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Spanjë, u kap me marijuanë

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur në një plantacion marijuanë në Katalonja.

Mediat spanjolle shkruajnë se gjatë operacionit policor për ndalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, i riu shqiptar tentoi të arratisej. Sakaq mësohet se ka pasur dhe armë me vete. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Aktualisht ndodhet në burgun e qytetit, ku pritet të merret vendimi nga drejtësia spanjolle.

Së bashku me shqiptarin është arrestuar dhe një shtetas i huaj, i cili punonte në plantacionin e marijuanës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *