Arrestohet 23-vjeçari në Sarandë, qëlloi me armë zjarri në ajër dhe u largua, ja çfarë iu gjet në banesë

23-vjeçari, Klaudio Qendro është arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi dje qëlloi me armë zjarri në ajër.

Uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku një 23-vjeçar kreu qitje të pavullnetshme me një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, ndërkohë që qarkullonte me automjet, ju informojmë se:

Gjatë kontrollit në zonën në të cilën tentoi të largohej me shpejtësi 23-vjeçari pasi braktisi automjetin, shërbimet e Policisë, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën ky shtetas e kishte hedhur mbrapa një pallati, ndëkohë që po ndiqej nga shërbimet e Policisë.

Ditën e djeshme, 23-vjeçari, Klaudio Qendro shkaktoi panik në publik pasi kreu qitje të pavullnetshme me këtë armë zjarri ndërkohë që po qarkullonte me automjet. Pas ngjarjes, ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *