Armina tregoi se u bë me një shoqe të ngushtë dhe ajo është…

Tani që kanë kaluar disa ditë nga dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për të ndarë disa momente nga dasma. Nuk munguan as falenderimet për bashkëpunëtorët, personat apo mikeshat e ngushta që i qëndruan afër në ditën e saj më të lumtur.

E një ndër to ishte edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha. Ndonëse blogerja prej pak kohësh është pjesë e showbiz-it tonë, duket se gëzon një raport të mirë shoqëror me Armina Mevlanin. Krahas një imazhi ku duken së bashku të përqafuara, Mevlani shkruan:

“Nuk duhen vite që dikë ta ndjesh si shoqe të vërtetë. Është thjesht një klik, është aty. Faleminderit Sara që ishe pranë meje dhe ma bëre atë ditë më të bukur. Të dua!”

Nga ana tjetër, partnerja e Ledrit ndau shumë fotografi nga dasma e Arminës, ku pjesa më e madhe tregonin atë dhe një mikeshë që e shoqëronte. Kujtojmë që intervistën e parë në media të Sarës, e ka marrë Armina dhe mesa duket miqësia e tyre i ka themelet e forta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *