Berisha thirrje demokratëve: Ramën e mundim vetëm më bashkëpunim

Në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se për të fituar ndaj Ramës, duhet një bashkëpunim në të gjitha strukturat e PD-së.

PO ashtu ai ka theksuar se pa kombinime brenda partisë, nuk ka fitore.

“Nuk ka nevojë Rama të na dhurojë asgjë tjetër për fitoren tone se sa të këqijat që i ka bërë këtij populli.

Ku është PD sot? Larg asaj që duhet të jetë. kur them PD kam parasysh grupseksionin e PD. Si të jenë ata jemi ne.

Thelbi i PD është si funksionojnë qelizat njesitë tona, ashtu do funksionojë edhe paria. Vjen një moment që nuk ka më konferenca shtypi e takime me duartrokitje, dhe ai moment është më vendimtari. është votimi, dhe ai zhvillohet në nivel seksioni.

Kam arrë informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet me “macroaktivitetet’. Pa kombinimin me aktivitete në nivel seksione blloku, nuk ka fitore”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *