“Armët i kam që nga ’97” Pronari i ‘shtëpisë së barit’ në Shijak: Paratë më duheshin për operacion

Seanca gjyqësore për Fredi Krasniqin, të arrestuarin pas zbulimit të “shtëpisë së barit” në Shijak, ku u sekuestruan 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh do të mbahet ditën e sotne. Krasniqi ka dëshmuar se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk finacohet nga grupet kriminale.

“Armët i kam ruajtur që prej kohës së trazirave që përkon me vitet 97’ dhe i kam ruajtur që në atë periudhë brenda një muri të dyfishtë. Bimët narkotike i kam mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur. Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mund ta përballoj koston në formë tjetër. Çdo impiant që është vendosur në shtëpi, është bere nga unë dhe nuk ka financuar asnjë grup kriminal” – ka dëshmuar Fredi Krasniqi.

Krasniqi u arrestua, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim, teksa hetuesit dyshojnë se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon zonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *