Apple paralajmëron se dërgesat e iPhone do të vonohen, shkak Covid-19

Apple ka thënë se pret më pak dërgesa të iPhone 14 Pro dhe iPhone Pro Max sesa ishte parashikuar më parë pasi kufizimet e Covid-19 ndërpresin përkohësisht prodhimin në një objekt montimi në Zhengzhou, Kinë.

“Objekti aktualisht po funksionon me kapacitet të reduktuar ndjeshëm,” tha Apple në një deklaratë.

“Siç kemi bërë gjatë gjithë pandemisë COVID-19, ne po i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në zinxhirin tonë të furnizimit. Ne vazhdojmë të kemi kërkesa të shumta për modelet iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Megjithatë, tani klientët do të duhet të presin pak për të marrë produktet e tyre të reja”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Njoftimi ka të ngjarë të zhgënjejë investitorët që shpresonin se Kina do të hiqte kufizimet e saj Covid në të ardhmen e afërt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *