Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetajt

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati, pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij.

Ahmetaj është nën akuzë për 4 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “përfitimit të paligjshëm të interesave”.

Ahmetaj prej disa muajsh ndodhet ne arrati. Ai u largua nga vendi ditën kur SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hiqte imunitetin, për t’i hapur rrugën prangosjes së tij.

Kujtojme se SPAK ka vendosur masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton gjykata.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *