Antenat celulare krijojnë debate në komision, Xhelal Mziu: Një person e evidentua me probleme nga rrezatimi

Mbledhja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është shoqëruar me debate për shkak të rrezatimit të antenave celulare. Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputetët opozitar i kanë kërkuar kreut të AKEP-it sqarime në lidhje me rrezikun nga rrezatimi prej antenave celulare, të vendosura afër qendrave të banuara.

Deputeti Xhelal Mziu ai që solli si shembull 1 person që është identifikuar me probleme që vinin nga antenat celulare.

“Një person u identifikua me probleme që vinin nga antenat celulare dhe pastaj u mor dhe një grup prej 10 vetash dhe ngelen shqetësuese”, tha Mziu.

Por kreu i AKEP-it, Tomi Frashëri tha se nuk është instituticioni i tij përgjegjegjës për matjen e rrezatimit.

“Kompetencat e AKEP-it janë deri diku reziduale. Nuk duhet harruar që AKEP-i është një rregullator i tregjeve të komunikimeve elektronike, nuk është politikbërës”, tha ai.

Opozita kërkoi dhe zhvendosjen e antenave në zona të pabanuara.

“Për sa i përket antenave celulare që ju i konsideroni rrezik për qytetarët duhet të keni parasysh që vendosja e tyre varet nga dy kushte: Kushti i parë, ose problematika e madhe e operatorëve për të ngritur stacione të fuqishme për transmetimin e valëve për arsye të vonesave dhe burokracive që ekzistojnë për dhënien e lejeve përkatëse”, theksoi Frashëri.

Ndërkohë që deputeti Agron Duka, theksoi gjithashtu se kjo situatë është alarmante.

“Ajo që ju thatë që nuk është faji jonë, por është faji i burokracisë shtetërore për licencat etj, kjo është alarmante”, tha Duka.

Një tjetër problematikë që u diskutua ishte edhe mosmbulimi i të gjithë territorit me valë telefonike.

“T’i bëhet një lloj presioni kompanive që të mbulojnë sidomos rrugët me përshkueshmëri të lartë dhe pikat turistike”, tha, Helidon Bushati.

“Kemi detyruar operatorët të ndërtojnë stacione provizore, të cilat nuk kanë fuqinë as të një stacioni definitiv dhe siç e thotë dhe vetë termi, ato janë stacione provizore. Kështu që duhet një zgjidhje e cila ka shumë të bëjë me çështjen e lejeve të ndërtimit”, tha Frashëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *