Ankara-Athinë/ Erdogan kërcënon grekët me raketën ‘Tajfun’

Duket se tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë duke u përshkallëzuar.

Këtë herë alarmin e ka ngritur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cila ka kërcënuar Athinën, duke folur sërish për raketën “Tajfun”, e cila ka një rreze veprimi prej 1 mijë kilometrash.

Erdogan u kujtoi grekëve se turqit “mund të vijnë papritur një natë!”.

“Si po na thërrasin? Po vijnë turqit e çmendur. Sidomos për raketën Typhoon thanë se rrezja e saj arrin 560 kilometra. Patëm një takim tjetër javën e kaluar. ‘Cila është gjendja përfundimtare në të cilën jemi?’, e pyeta. ‘Do të arrijmë 1000 kilometra’, mu përgjigjën ekspertët. A nuk i bën kjo grekët të kërcejnë?’

Greqia nuk duhet të ngatërrohet me ne. Ne u thamë atyre se mund të dalim nga askund një natë dhe ne mund ta vërtetojmë këtë. Nëse ata nuk pushojnë së provokuari në Egje, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ju në Egje”, është shprehur Erdogan nga qyteti i Mardinit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *