Angli/ Fabrikë ilegale armësh, burg për 2 shqiptarët (Emrat)

Dy shqiptarë të identifikuar si Leutrim Krasniqi dhe Ergys Zekaj, janë dënuar me burg në Angli pasi u arrestuan në një fabrikë të paligjshme armës së bashku me 8 persona të tjerë. Banda u dënua gjithsej me 79 vjet burg. Sipas mediave të huaja, Andrew Wheelhouse, 41 vjeç, konvertoi pistoletat kopje në armë zjarri të qëndrueshme dhe ua shiti kriminelëve të tjerë në tregun e zi.

Mitch Butterworth, 30 vjeç, Amraiz Mahmood, 29 vjeç dhe Matthew Galloway, 29 vjeç, u kapën të gjithë duke lëvizur armë nga vendi ku shiteshin; ndërsa vëllezërit Reuben Thomas, 34 vjeç, Tyrone Thomas, 29 vjeç dhe Umar Alam, 29 vjeç, ishin përgjegjës për ruajtjen, lëvizjen dhe furnizimin e armëve të zjarrit.

Inspektori i detektivit Mark Adas tha: “Kjo bandë kishte një linjë të tërë prodhimi, që nga marrja e burimeve dhe konvertimi i këtyre armëve në armë vdekjeprurëse, deri tek shitja e tyre tek ata që synonin t’i përdornin.”

Ata u vunë në pranga në një pronë në Marples Avenue, më 6 korrik të vitit 2021.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *