Amnistia Penale, Alibeaj: PD-ja nuk do pazare tinzare dhe nuk voton ligje fshehurazi!

Në një deklaratë për median Alibeaj është shprehur se PD-ja vendos të votojë vetëm një projektligj për amnistinë penale që do i shërbejë qytetarëve të thjeshtë dhe jo zyrtarëve të hetuar nga SPAK apo të dënuar nga GJKKO. Gjithashtu ai kërkon që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës në të cilën kanë protestuar.

Alibeaj: PD është e vendosur për të votuar vetëm vetëm një projektligj për amnistinë penale i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarë të hetuar nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO.  Të qëndruarit në  vlera nuk është kushtëzim për PD-në. Për ne gjuha e arrogancës dhe kërcënimit është e papranueshme, kemi qenë të qartë në raport me atë që kërkojmë. PD nuk kërkon pazare tinzare dhe nuk do që të votohen ligje fshehurazi, por në transparencë të plotë. Ne mirëpresim tërheqjen e mazhoraznës nga mospërfshirja e të të dënuarve për korrupsion nga GJKKO. Duke qenë kjo dhe duke e konsideruar një mbështetje e pakushtëzuar për institucioneve SPAK  e GJKKO i japim dakordësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës në të cilën kanë protestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *