Ambasadorja Yuri Kim takon gjyqtarët e GJKKO: Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme rreth orës 09:15 me kryetaren në detyrë të GJKKO, Irena Gjoka dhe gjyqtarë të tjerë të Shkallës së Parë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Kim i ka bërë të qartë gjyqtarëve të GJKKO se do të vijojnë të kenë përkrahjen e SHBA dhe i ka dhënë mesazhin që të japin vendimet e duhura për fatin e vendit.

“Keni përkrahjen e mbështetjen tonë. Vendimet tuaja mund ta bëjnë Shqipërinë një vend normal e anëtar të BE. Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen nga ky vend. Me vendime të drejta keni në dorë fatin e vendit”, mësohet të ketë thënë Kim.

Pas takimit për afro 30 minuta ka vizituar edhe sallat e gjyqeve dhe ambientet e punës së GJKKO.

Ndërkohë, pritet që ditën e nesërme në orën 10:30 do të rikthehet për t’u takuar me drejtues dhe gjyqtar të Apelit të Posaçëm

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *