Alihmehmetin apo Këlliçin? Berisha tregon se kë do të mbështesë në garën për Tiranën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar kandidaturat për zgjedhjen e kandidatit për kryeqytetin, ku përfliten emrat e deputetit Belind Këlliçi dhe mjekut Ilir Alihmehmetit, teksa tha se do të mbështesë kandidatit që do të dalë nga primaret në PD.

Duke kujtuar 2011, Berisha tha se sot do ketë tjetër përballje dhe paralajmëroi marrëveshje në ditët në vazhdim me forca të tjera politike.

“ Absolutisht nuk është diskutuar me z. Meta për kandidaturat. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të vendosur të pranojnë atë kandidat që do marrë më shumë vota në primare.

Unë mbështes kandidimin e secilit politikan që plotëson kushtet dhe kriteret. Secili anëtar të shoqërisë civile, por për qytetar të parë të Tiranës unë do mbështes kandidatin që do dalë nga primaret.

Ilir Alimehmeti është një mjek intelektual me reputacion që meriton plotësisht të kandidojë dhe nuk mund të bëhet një krahasim midis Alimehmetit dhe Erion zdromsit. Nuk mund t’i krahasosh.

Kishte një seri rrethanash. Ishte në kushtet kur qeveria mobilizoi gjithçka në favor. Tani do ketë tjetër përballje. Ne këtu qëndrojmë. Ka qenë i fuqishëm Edi Rama kur e nxorëm, kurse këtë do e nxjerrim, nuk ka të ardhme. Është një hajdut që e ka vendin në qeli. Me atë që ka bërë me djegësat e Tiranës është absolutisht një hajdut. Do e nxjerrim me votën e qytetarëve. Nuk jemi të përçarë. Sot jemi të bashkuar njëlloj si në 2011. Madje tani do bashkohemi me forca të tjera politike dhe ju do i shihni në ditët në vazhdim marrëveshjet” tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *