Alibeaj thirri në mbledhje deputetët/ Reagon ashpër Berisha: Ai nuk ka asnjë tagër në PD!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat pak minuta më parë, pasi deputeti Enkelejd Alibeaj thirri një mbledhje me deputetët për të vendosur nëse do të propozojnë një emër për President në raundin e trete.

Berisha tha se Alibeaj nuk ka asnjë autoritet nga PD, si dhe veprimet e tij janë farsë e shpifur e Ramës me kallëp opozitën.

“Përveç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën. Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës, të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *