“Alibeaj e mbaroi misionin” Paloka: Berisha nuk ka pse të dorëhiqet, ne…

Deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh i bindur se Sali Berisha nuk ka pse të dorëhiqet pavarësisht humbjes së opozitës në zgjedhjet lokale ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki. I pyetur nga gazetarët, Paloka tha se ata duhet të përballen me realitetin, që sipas tij është një qeveri që vjedh dhe manipulon votat.

Paloka: “Nuk do dorëhiqet njëri, pse të largohet, meqë i vodhi Rama. Ne e dimë realitetin. Kjo qeveri është. Duhet të marrim përgjegjësinë për tu përballur me ta.

Ne përballemi me këtë realitet, një qeveri që vjedh manipulon, që përdor çdo gjë për të vjedhur votat e shqiptarëve.

Përgjegjësia jonë është të përballemi me këtë realitet, me një qeveri që nuk bën zgjedhje, se këtu nuk ka zgjedhje.

Asnjë hap nuk ka pse të bëjë Berisha pas. Gjithë synimi i tyre është që ta lënë PD të shkalafitet fare. Alibeaj nuk ka pasur asnjë post që të jap dorëheqje, e mbaroi misionin, e çoi misionin deri në fund.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *