Aleanca Demokristiane kërkesë ankimore në KAS: Të rinumërohen votat për këshillin bashkiak në Pukë

Partia Aleanca Demokristiane ka dorëzuar një kërkesë ankimore në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankimimeve (KAS) ku kërkon rinumërimin e votave për këshillin bashkiak të bashkisë Pukë.

Në kërkesën ankimore të dërguar, thuhet se gjatë numërimit të votave për anëtarët e këshillit bashkiak, theksohet se janë evidentuar disa raste ku numri i votave të pavlefshme është tjetërsuar duke bërë që votat e pavlefshme t’u kalojnë partive të tjera politike.

Sipas pretendimit të ADK, dhjetëra vota të pavlefshme janë numëruar sit ë vlefshme në favor të partive politike të tjera duke bërë që këto të fundit të fitojnë mandate këshilltarësh në këshill. Kjo parti ka arritur të sigurojë 242 vota për këshilltarë bashkiakë në bashkinë e Pukës duke mos arritur të fitojë një mandat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *