Albin Kurti takon Angela Merkel në Tiranë: Diskutojmë për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas vizitës së saj në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kurti shkruan se do të diskutohet për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian. Merkel vizitoi për herë të dytë në mënyrë zyrtare Shqipërinë në fund të mandatit të saj qeverisës, si pjesë e turit të saj në rajon për takime me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i kryeministrit të Kosovës:

Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *