Akuzohen për vepra të ndryshme penale, disa të arrestuar në Dibër

Dy persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 57-vjeçar është arrestuar në Burrel, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Dy punonjës të një instuticioni mikrofinanciar janë proceduar penalisht në Tiranë pasi akuzohen se kanë mashtruar për të marrë një kredi. Po ashtu, një 34-vjeçar në Dibër është arrestuar pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një vajzë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër; Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin: B., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, ka nisur procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në kredi”, “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumentave” në ngarkim të shtetasve : T., 33 vjeç; A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë (punonjës të një institucioni mikrofinanciar). Këta shtetas dyshohet se kanë aplikuar për llogari të një 35-vjeçari duke përpiluar kontratë huamarrje me qëllim blerje me kredi nëpërmjet institucionit të tyre, duke i faturuar padrejtësisht shlyerjen e kredisë 35-vjeçarit.

Në vijim të kontrollit të akseve rrugore urbane dhe rurale, për të parandaluar aksidentet dhe evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: C., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga strukturat e Policisë janë proceduar penalisht shtetasit : Gj., banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme. M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *