Akuzat se pagoi 700 mijë dollarë/ Meta : Artikulli vjen era inceneratorë! Kam paguar 15 mijë dollarë për…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të trajtuara nga gazeta austriake ku shkruante se kreu i shtetit shqiptar ka paguar 700 mijë dollar për të qenë pjesë e ceremonisë së inagurimit të Donald Trump në SHBA.

Meta tha se ky artikull vjen “era incenerator” duke lënë të kuptohet se është një goditje e bërë qëllimisht nga persona të lidhur me aferën.

Presidenti ka treguar se ka kërkuar vetëm të bëjë një pagesë për një kompani amerikane për zhvillimin e sondazheve gjatë zgjedhjeve për LSI-në.

“Është për të qeshur, por edhe për të qarë që gazeta austriake, gazetë bulevardi përdoret për qëllime spekulative dhe qëllime mafioze, pasi kjo do shihet në gjyq. Gjyqi per gazeten bulevardeske austriake eshte i pakthyeshem. Unë jam në detyrën e Presidentit dhe kjo kurrësesi nuk duhet të kishte ndodhur nga pikëpamja etike. Pasi i dërgohet pyetje edhe palës tjetër. Po mos të isha President, nuk do kisha humbur kohë. Në të njëjtin vend ku kam qenë me Petrit Vasilin, Mediun, Klosin dhe nuk besoj që kanë dashur të paguajnë. Nuk ka ceremoni më të rëndësishme se sa ceremonia për Presidentin në SHBA.

Unë isha kryetar i Kuvendit, dhe nuk kisha arsye të paguaja që të merrja pjesë në një ceremoni. E vetmja gjë që ekziston, çdo gjë është trillim mafioz dhe vjen era inceneratorë, është një pagesë 15 mijë dollarë në janar, e bërë në një bankë shqiptare, me vendim të kryesisë së LSI-së, është bërë për një kompani amerikane e cila është raportuar menjëherë në departamentin e drejtësisë.

Kemi patur një rekomandim që të merrnim këtë kompani për zgjedhjet e atij viti. Qëllimi ishte për të bërë poll-e. Dhe për çështje të tjera që kishin të bënin me protagonizmin e LSI-së. Ekziston vetëm kjo pagesë që është bërë për atë kompani dhe është raportuar më 30 janar. U bënë bisedimet por nuk u arrit dakordësia. Ishin një kompani shumë e madhe, dhe donin një kontratë afatgjatë. Nuk kishte lidhje me inaugurimin e DOnald Trump” – tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *