Akuzat ndaj Taulant Ballës, reagon Rama: I besoj fakteve, nuk merrem me spekulime

Kryeministri Edi Rama kërkoi fakte dhe vërtetim të akuzave nga akuzuesit për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

I pyetur nëse ka një koment për përfshirjen e Ballës në përgjime dhe fshirjen e përgjimit nga Gjykata, Rama tha se ai beson vetëm të vërtetën dhe nuk merret me spekulime.

“Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë. Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtetë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *