Akuzat e Berishës/ Spiropali: Opozita ka hallin e “shtëpisë së vet”

Seanca e sotme parlamentare ka pasur disa debate  mes mazhorancës dhe opozitës.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, teksa ky i fundit hodhi akuza ndaj qeverisë.

Spiropali tha se opozita nuk ka hallin e qytetarëve, por të shtëpisë së vet.

“Nuk po ju përgjigjem siç e meritoni sepse “historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë vjen si tragjedi, herën e dytë si komedi”, kjo që dëgjuam ishte për të qeshur. Publiku i detyruar të dëgjojë këtë batare nga frika dhe halli i një njeriu të vetëm, opozita e marrë peng nga dy njerëz, po nuk kemi mundësi e as dëshirë të merremi më këta përditë sepse inkoherenca e tyre është ulëritëse.

Këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit deputeti botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thepshqepës.

Ky i jep lejet për vrasje, prandaj u ngrit ajo zonja e moshuar dhe tha më jep leje…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *