Akuzat e Alibeajt për pazar Rama-Berisha, Spiropali: S’ka faj se nuk vjen në Kuvend!

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të Enkelejd Alibeajt se kryeministri Edi Rama po bën negociata të fshehta me Sali Berishën.

Spiropali tha se kjo nuk është çështje non gratash, por PS ka bërë detyrën e saj. Spiropali tha se nëse s’do ketë produkt në komisionin e Reformës Zgjedhore do e kalojnë në institucione të tjera të Kuvendit, duke nënkuptuar këtu edhe nënkomisonin për Reformat, që është rënë dakord të ngrihet me Rithemelimin.

“Nuk është çështje gratash as non gratash. Alibeaj këmbëngul për një marrëveshje mes Berishës dhe Ramës sa i takon funksionit të Kuvendit. Nuk e di sa herë duhet ta përsërisim, si duket Alibeaj ngaqë nuk vjen në Kuvend, se kritikoj se kur nuk vjen Luli s’ka si vjen Alibeaj, na nis ne ultimatume qesharake për ndryshimin e sistemit nga sistemi i Lulit me parti te sistemi i Lulit me vulë, kjo nuk është çështje e jona.

Sa na takon ne, ne këtu kemi qenë, kemi ardhur në Kuvend për të diskutuar, kemi bërë detyrën tonë në komisione parlamentare. Duhet të ishte kujtuar pak më herët që të ishte prezent në atë komision, duhet ti bëjmë më dije se do ketë një produkt, sugjerime përmbajtësore, t’i marrim dhe nëse nuk ka produkte konsensual do e kalojmë në institucionet e tjera të kuvendit”, tha Spiropali

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *