Aktori i serialit “You” në Netflix i bën kërkesë produksionit: Mos përfshini më skena intime

Xhirimi i skenave erotike nëpër filma është bërë një aspekt shqetësues për një prej aktorëve të Netflix. 36-vjeçari Penn Badgley, i cili luan rolin e një vrasësi në serialin e njohur të Netflix “You” i kërkoi regjisores që të mos përfshijë më skena seksuale. Kjo kërkesë u bë nga vetë ai për të mbrojtur martesën e tij.

“E pyeta regjisoren Sera Gamble nëse mundej që të mos përfshinte më skena intime në serial. Ajo më ktheu një përgjigje vërtet pozitive” – është shprehur aktori.

Badgley është i martuar me këngëtaren dhe aktoren 39-vjeçare Domino Kirke. Ai shpjegoi në episodin e fundit të podcast-it të tij, Podcrushed, se “besnikëria në çdo marrëdhënie, veçanërisht në një martesë, është e rëndësishme për mua”. Seriali i zhanrit triller psikologjik amerikan e vendos aktorin 36-vjeçar në rolin e Joe Goldberg, i përshkruar nga Netflix si “një i ri rrezikshëm por simpatik dhe obsesiv, i cili shkon në masa ekstreme për të futur veten në jetën e vajzave që ka fiksim”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *