Aksidenti në Sauk/ Reagon policia: Shkak u bë…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te rrethrrotullimi i TEG-ut në Sauk, ku autobusi i linjës së Petrelës është përplasur me një automjet tip “Audi”.

Blutë bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere në autobus. Të dy shtetasit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë një parakalim i gabuar i automjetit tip ‘Audi’.

Njoftimi:

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyre kundravajtje duke i dale para autobusit urban dhe eshte shkaktuar aksidenti.

Tiranë/ Autobusi përplaset me automjetin, dyshohet për të të plagosur


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *