Aksidenti në Qafë-Thanë/ Shoferi i autobusit: Më erdhi përballë!

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në kthesat e Qafë – Thanës, ku një autobus u përpas me një automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ky i fundit shpërtheu në flakë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur katër personat që udhëtonin me autoveturën, ndërsa nga autobusi pati vetëm dëme materiale, dhe asnjë të lënduar.

Ndërkohë, në lidhje me aksidentin kanë folur shoferi dhe disa nga pasagjerët e autobusit, të cilët shprehen se shkak ishte automjeti tip “Benz”, i cili sipas tyre, humbi kontrollin në zbritje dhe u erdhi përballë, duke u përplasur.

Autobusi ishte me udhëtarë nga Kruja, të cilët kanë qenë për vizitë në Janinë ka qenë duke zbritur Qafë – Thanën, mjeti tjetër ka qenë duke u ngjitur për një moment ka humbur kontrollin dhe i ka dalë autobusit përpara i cili e ka përplasur. Po në këtë moment mjeti i vogël ka marrë flakë.

Të plagosurit, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, Indrit Mahmutllari, janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen./A2Cnn

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *