Aksidenti në Poliçan/ Policia: Humb jetën 15-vjeçari, plagosen 3 të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Plirëz të Poliçanit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 15-vjeçari F.Z  duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

15-vjeçari A.Z ka humbur jetën si dhe drejtuesi i mjetit dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet mbetën të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i rëndë në Poliçan, 1 viktimë dhe 3 të plagosur (Emrat)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *