Aksidenti në Lezhë, reagon policia: Ja kush janë të plagosurit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku.

Katër të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërkohë që njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip “Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *