Aksident në Vlorë, motori përplas të moshuarën 74 vjeçare

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës, ku një 74 vjeçare është përplasur nga një automjet. E moshuara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jeten .

Policia po punon për kapjen e autorit të aksidentit, i cili ka braktisur motomjetin e tij.

Njoftimi I Policisë :

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:45, në lungomare, një motomjet ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H. Sh., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur motomjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *