Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Një aksident është regjistruar mëngjesin e ditës sotme në qytetin e Vlorës në rrugën ‘Transballkanike’.

Një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një këmbësor, ku si pasojë e aksidentit, i lënduari është dërguar në spitalin e Vlorës.

Raportimet paraprake bëjnë me dije se këmbësori po kalonte rrugën nga një anë në tjetrën kur një makinë tip “Benz” e ka goditur për shkak të lëvizjes me shpejtësi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasi K. P., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin H. L., rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *