Aksident në Serbi/Autobusi del nga rruga, dy vajza ‘fluturojnë’ nga dritarja

Një aksident ka ndodhur në Serbi, ku janë përfshirë një autobus dhe dy automjete. Bëhet me dije se aksidenti është shënuar në autostradën afër Bubanj Potok në Beograd të Serbisë.

Autobusi ka rrëshqitur nga korsia e trafikut dhe ka depërtuar në trotuar, e për pak sa nuk ka rënë në anën e kundërt të rrugës. Duke iu referuar mediave vendase, disa persona janë transportuar për në spital me ambulancë.

Shoferi dhe shoqëruesi i tij kanë qenë të bllokuar dhe dy vajza kanë dalë nga xhami. Në total janë plagosur gjashtë persona. Në vendngjarje ndodhen katër ekipe të ambulancës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *