Aksident në Selenicë/ Mjeti del nga rruga, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës.

Një automjet tip ‘Renault’ që po drejtohej nga një shtetas 28-vjeçar ka dalë nga rruga. Pasagjerja, një 69-vjeçare, nuk nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë humbi jetën. Sakaq, shoferi dhe dy pasagjerët kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *