Aksident në Pogradec/ Shoferi humb kontrollin e kamionit, bllokohet qarkullimi

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Pogradec, ku një kamion ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Piskupat.

Raportohet se drejtuesi i kamionit ka marrë lëndime. Për uniformat blu ai ka deklaruar se e humbi kontrollin e mjetit pa e kuptuar.

Ndërkaq, dyshimet janë se ka pasur vaj në rrugë. Ndërkohë, si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve për më shumë se 15 minuta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *