Aksident në mbikalimin e Patokut, 6 të plagosur

Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Patokut. Për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Katër prej tyre janë dërguar për të marrë ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *