Aksident në Maliq/ Makina përplas motomjetin, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Korçë-Pogradec”. Automjeti nën drejtimin e shtetasit me inicialet I.Z është përplasur me motomjetin e shtetasit Sh.Gj. Ky i fundit ka mbetur i lënduar.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. Z., është përplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin Sh. Gj., rreth 73 vjeç, banues në Leminot.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin I. Z., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *