Aksident në ‘Gjirokastër-Tepelenë’/ Del nga rruga mjeti i tonazhit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së njohur si Uji i Ftohtë.

Mësohet se një makinë e tonazhit të rëndë ka dalë në anën tjetër të rrugës duke goditur barrierat mbrojtëse.

Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë. Megjithatë në vendin e ngjarjes, ndodhen efetivët e Policisë së Shtetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *