Aksident në Fier/ Mjeti tip “Benz” del nga rruga, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur sot në Fier, nga i cili kanë mbetur të plagosur një 16-vjeçare dhe një 24-vjeçar. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Suk, ku 24-vjeçari me inicialet I.B., që drejtonte mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur 24-vjeçari dhe pasagjerja, 16 vjeçe. Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:30, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *