Aksident në Elbasan/ Po kalonte rrugën, makina përplas të moshuarën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit. Një e moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën, është përplasur nga një mjet.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, teksa e moshuara është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak i përplasjes dyshohet se ka qënë shpejtësia me të cilën ka lëvizur mjeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *