Aksident në Durrës, ‘Benz-i’ përplas motoçikletën, gjen vdekjen një person

Një aksident i ndodhur sot i ka marrë jetën një personi në Durrës. Mjeti tip ‘Benz’ është përplasur me një motiçikletë. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI:

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *