Aksident në Berat/ Makina përplas këmbësorin (Emri)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Berat. Një makinë ka përplasur një të moshuar (këmbësor). Aksidenti ka ndodhur në lagjen Çelepias.

Pas përplasjes, automjeti tip VolsWagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *