Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina hipën sipër mjetit tjetër

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një makinë është përplasur me një makinë tjetër para. Por nga shpejtësia, makina para ka përfunduar mbi makinën që e përplasi.

Nga aksidenti nuk raportohet për dëme në njerëzi, por dëmet materiale janë të shumta. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur aksidentin e ndodhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *