Aksident në aksin Lin-Pogradec/ Automjeti përplaset me trafikndarësen

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lin-Pogradec në afërsi të fshatit Piskupat.

Një automjet është përplasur me trafikndarësen. Fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme materiale, dhe drejtuesja e mjetit nuk ka marrë dëmtime.

Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë lagështira në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *