VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një person, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një mjet i tipit “Benz” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçare dhe ka mbetur i plagosur një person.

Raportohet se ka ndërruar jetë L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë ku edhe ka marrë dëmtime bashkëshorti shtetasi F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës. Ndërsa shoferi i ‘Benzit’ është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.

Mësohet se policia ka arritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *