Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin F. M., 68 vjeç, banues në Peqin, ështe përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi F. M. dhe pasagjeri, shtetasi A. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *