Aksident me një viktimë në aksin Tiranë-Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Tiranë – Elbasan. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën njëri nga shoferët.

Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues 55 vjeçarin me iniciale Sh. K.  Ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në makinën e tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi: 

Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *