Aksident me makinë/ Humb jetën kongresmenja amerikane

Kongresmenja amerikane Jackie Walorski ka humbur jetën ditën e djeshme pas një aksident me makinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se automjeti i kongresmenes është përplasur me një tjetër , ku për pasojë humbi jetën 58-vjeçarja dhe dy të tjerë që ndodheshin në mjet me të.

Walorski, ka shërbyer në Komitetin për Mënyrat dhe Mjetet e Dhomës së Përfaqësuesve, u zgjodh për herë të parë për të përfaqësuar Distriktin e 2-të të Kongresit të Indianës në vitin 2012. Ajo më parë shërbeu tre mandate në legjislaturën e shtetit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *