Aksident masiv në Librazhd-Qafë Thanë/ Përplasen 5 makina dhe 1 kamion

Një aksident ku janë përfshirë pesë makina dhe një kamion, ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti, është bërë prania e vajit që është derdhur në rrugë.

Kalimi i automjeteve në këtë rrugë është bllokuar teksa policia ka nisur hetimet për shkaqet e  aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *