Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, 2 persona të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi në aksin Milot-Rrëshen, pranë urës së Zogut. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *