Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, raportohet për të plagosur

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak çaste më parë në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fushë-Milot.Në aksident janë përfshirë një trailer, dy autovetura dhe tre çilkomotorë, ndërsa raportohet për disa persona të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesit e çiklomotorëve janë shtetas të huaj, ndërsa si pasojë e aksidentit është blllokuar qarkullimi në këtë segment rrugor.

Nga pamjet e siguruara duken qartë pasojat e aksidentit, ku traileri ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të karrexhatës.

Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *