Aksident i rëndë në Malësi të Madhe, humb jetën 38-vjeçari

Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi Martin Lulaj 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe,  duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi Martin Lulaj  pësoi  dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *